Një sjellje e pazakontë është parë nga një nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.


Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, shihet t’i afrohet një qytetar, i cili ia dhuron dy vezë nën pretekstin se ky i fundit e kishte hedhur me vezë kreun e LDK’së, Isa Mustafën, shkruan Express.

Në momentin që qytetari ia afron dorën Kurtit, njëri nga zyrtarët e Vetëvendosjes ia heq dy vezët nga dora dhe ia largon atë.

Reklamë

 

Videoja është realizuar nga qytetarët, ndonëse nuk dihet qyteti ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Kurti përgjatë ditës së sotme e vizitoi Gjakovën për të zhvilluar fushatë zgjedhore atje, teksa bëri një ecje parakaluese me qytetarët.