Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në kuadër të fushatës elektorale gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në një kompanive vendore të prodhimit të çipsave.
Hoti aty ka zbuluar se është “merakli i çipsave” derisa i provon me radhë.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt dhe të gjitha partitë kanë filluar fushatat e tyre.
Fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht me 3 shkurt, ndërkohë që partitë kishin filluar tubimet më herët.
Tubimet po mbahen përkundër paralajmërimeve për rrezikun e pandemisë.