Lucile Randon është plot 117 vjeçe. Ajo është murgeshë që prej 1944-ës dhe ka marrë emrin Motra Andrew, që atëherë. U diagnostikua në 16 janar me Covid, pa pasur asnjë simptomë.
U izolua nga pjesa tjetër e rezidentëve në qendrën e të moshuarve në Toulon, në Francën jugore.
Motra Andrew e ka humbur shikimin, lëviz me karrige me rrota, por ia doli ta festonte ditëlindjen e 117-të totalisht e shëruar.
“Nuk kisha frikë. Nuk kisha frikë të vdisja. Jam e lumtur që jam këtu me ju, por në fakt do të doja të isha diku tjetër. Me vëllain tim dhe gjyshërit”, ka thënë e mbijetuara më e vjetër nga Covidi.