×
  • Lajme
  • Botë

    Ngjarje e rëndë: Gruaja shtatzënë qëllohet pesë herë për vdekje nga një polic

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 14:04

    Në mediat e huaja janë publikuar disa pamje të rënda, ku policët qëllojnë një grua shtatzënë, përkundër paralajmërimeve se ajo mbante një fëmijë në bark, transmeton Reporteri.net. 


    Gruaja  ndodhej në parkingun e ndërtesës së banimit në Beitthon gjersa pamjet tregojnë se si një oficer policor e ndjek atë përmes parkingut ndërkohë që ajo i bën thirrje të mos e keqtrajtojë.  Ai qëndron pranë saj duke u munduar t’ia lidhë duart para se të largohet. Në video mund të dëgjohet se si ajo ulërinë: “jam shtatzënë” dhe pas kësaj polici e qëllon me shkop pesë herë.

    Sipas mediave të huaja, togeri policor Steve Doris, një polic me 11 vjet shërbim po patrullonte në parking kur pa këtë grua të panjohur më parë. Policia policia u përpoq ta arrestonte, mirëpo ajo kundërshtoi, për çka u përdor shkopi. /Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!