Antoine Griezman do të luaj ndeshjen e tij të fundit me Atletico Madridin të shtunënk, pasi ka informuar klubin dhe bashkëlojtarët e tij se do të largohet nga klubi gjatë verës.


Sulmuesi francez, gjatë një takimi me Diego Simeonen dhe presidentin Miguel Angel Gil Martin, ka shprehur vendimin e tij të largohet nga “Wanda Metropolitano”, me shumë mundësi drejt Barcelonës, shkruan Reporteri.net

Duhet të ceket se klauzola e lirimit të Griezmann nga klubi në fillim ishte 200 milionë euro, pasi ai kishte nënshkruar kontratë të re me klubin verën e kaluar.

Reklamë

Sidoqoftë, kjo shumë do të zbritet në 120 milionë euro pas datës 1 korrik. Atletico do të përfitojë 96 milionë euro nga shitja e tij ndërsa 24 milionë euro do të shkojnë për Real Sociedadin që ka të drejtën e 20 % të parave nga shitja e tij.

Fituesi i Kupës së Botës pati një takim me drejtuesit e klubit dhe ishte i sinqertë në vendimin e tij se cikli i tij në klub ka përfunduar.

Reklamë

Griezmann është për momentin duke negociuar me klubin e Barcelonës./Reporteri.net/