×
  • Lajme
  • Botë

    Marrëveshja për Brexitin për herë të katërt në votim

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 9:08

    Një votim i ri është propozuar nga Theresa May për datën 3 qershor, në një javë kur president i SHBA’së do vizitojë vendin.


    Do jetë hera e katërt që parlamenti britanik do votojë për një marrëveshje të Brexitit të propozuar nga Theresa May, pas tre dështimeve të kaluara.

    Plani është zyrtarizuar gjatë një takimi mes kryeministres së Britanisë së Madhe dhe liderit të opozitës, laburistin, Jeremy Corbyn. Votimi do të ndodhë para se deputët britanik të marrin pushimin e verës.

    “Kryeministrja është takuar me liderin e opozitës në sallat e parlamentit që të bëjë të qartë determinimin për mbyllje të bisedimeve dhe që të bëjë realitet rezultatin e referendumit për dalje nga BE’ja”, thotë një zëdhënës i qeverisë britanike.

    Ai ka shtuar se bisedimet po vazhdojnë duke treguar për rëndësinë e arritjes së një marrëveshje para pushimit parlamentar të verës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!