Autoritetet e sigurisë në Malajzi kanë arrestuar disa persona të dyshuar si mbështetës të grupit militant ekstremist Shteti Islamik (IS).
Të arrestuarit planifikonin sulme në Indonezi dhe Malajzi, njoftuan zyrtarët policor.
Malajzia ka qenë në gjendje alarmi si dhe ka arrestuar qindra persona gjatë viteve të fundit nën dyshimin se janë të lidhur me grupin IS.
Në qershor të vitit 2016 nga një sulm me granatë në kryeqytetin Kuala Lumpur u plagosën 8 persona. Grupi ekstremist Shteti Islamik kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.
Po në këtë vit në Indonezi një sulmues i lidhur me IS kishte kryer një seri të sulmeve në kryeqytetin Xhakartë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.