×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora publikon një foto në avion, kritika e mamasë së saj do të ju bëjë të qeshni

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 10:37

    Rita Ora është një këngëtare shumë e dashur dhe e preferuar për publikun në mbarë botën.


    Ajo ka shkëlqyer në pjesëmarrjen e Festivalit të Filmit i cili u zhvillua në Kanë, Francë.
    Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet pranë avionit me të cilin ka udhëtuar drejt Francës.

    Këngëtarja ka zbuluar për fansat se arriti në Nice, Francë, por nuk ka munguar as komenti i mamase së saj i cili është tipike shqiptare nga nënat e sotme.

    “Ndalo Ritë, ke harruar t’i lash pjatat këtë mëngjes”- shkruan mamaja e Ritës, Vera.
    Siç duket kritika e nënës së saj ka qenë me shaka, pasi krahas komentit e ka shoqëruar me një emoji duke qeshur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!