Në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, deputeti Sylejman Meholli ka folur në interpelancën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se do t’i përmendë sukseset e Qeverisë në sektorin e shëndetësisë, pasi sipas tij, ministrit nuk i ka mjaftuar koha për t’i përmendur të gjitha.

Gjatë fjalimit të tij, Meholli është ndërprerë nga deputetët e opozitës.

Ai u është përgjigjur atyre duke thënë se, nëse e kanë të vështirë t’i dëgjojnë sukseset e Qeverisë, mund të dalin në bufe dhe të kthehen më pas në debat.

Reklamë

“Nëse ndonjë kolegë e ka problem t’i përballojë sukseset e Qeverisë, unë ia bëj më të lehtë, të dalë në bufe të qetësohet e të kthehet përsëri në debat”, është shprehur Meholli.