Naim Abazi është njëri nga këngëtarët e gjeneratës së vjetër, i cili vazhdon të jetë akoma i komentuar në mediat rozë.
Autori i emisionit “Odeon”, së fundmi ka bërë një ndërhyrje në pamjen e tij, pasi ka zbuluar se ka mbjellë flokët.
Kjo u bë e ditur edhe nga spitali ku Naimi ka kryer ndërhyrjen, i cili ka publikuar dy fotografi të këngëtarit në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, para dhe pas mbjelljes së flokëve.
“Kemi pasur një trajtim shumë të këndshëm me z. Naim Abazi i cili ka bërë mbjellje të flokëve tek ne. Rezultati është i mrekullueshëm”, shkruhet në postimin e tyre.
Këngëtari Abazi ka kohë që nuk ka qenë aktiv në muzikë, por që prej vitesh është prezantues i emisionit të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.