Jonida Maliqi e elektrizoi skenën e Eurovision mbrëmjen e sotme, në natën e dytë gjysmëfinale.


Jonida këndoi e 14-ta e radhë dhe dhuroi një performancë mbresëlënëse.

Këngëtarja këndoi e rrethuar nga dritat kuq e zi dhe mes zjarresh. Në pak sekonda u shfaq edhe shqiponja ndërsa pas saj foleja me disa kërcimtarë.

Reklamë

Jonida u shfaq e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.

Në fund të performancës këngëtarja falënderoi në gjuhën angleze, shqipe dhe në atë hebraike.