×
  • Extra
  • Extra

    Burri nga Vushtrria bën me ujë një fshat të Afrikës

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 15:50

    Ylber Vatovci nga Vushtrria , ndjehet i lumtur pasi që ka arritur që t’iu sigurojë ujë të pijshëm rreth 250 banorëve të një fshati në Afrikën Perëndimore.


    Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në profilin e tij në ‘facebook’, teksa ka ndarë edhe një fotografi, në të cilën shihet puseta e ndërtuar, e që mbishkrim mbanë emrin e tij.

    “Ylber Vatovci, Albania 2019”, shkruhet në pusetë.

    Ndërkohë vetë Vatovci në përshkrimin e dhënë thotë se njerëzit mendojnë shumë për gjërat që dëshirojnë t’i kenë, por harrojnë për ato që i kanë.

    “Ne mendojmë shumë për gjërat që dëshirojmë, ndërkohë harrojmë shpejtë ato që i kemi. E mira ime e dytë është bërë, me pak para dhe me ndihmën e 250 njerëzve, iu dha jetë fshatit në Perëndim të Afrikës. Për ju, për fëmijët e tyre, fëmijët e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ndërkohë në fotografi shihen të gjithë banorët të mbledhur rreth pusetës, duke shijuar ujin e pijes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!