×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes një burrë në Eurovision

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 23:05

    Në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian të Eurovisionit është shënuar një tragjedi.


    Një shofer kamioni, 66-vjeçari Fuldie Schwarz, u vra kur një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.

    Në atë moment ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital.

    “Ne nuk fajësojmë askënd në këtë kohë, por është e mundur që një ngjarje e tillë e madhe, siç është Eurosongu, por me kaq shumë para, kontroll dhe siguri t’i ndodh diçka kaq e tmerrshme”, pyesin anëtarët e familjes Schwarz.

    Policia ka nisur një hetim dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret.

    Organizatorët e Eurosongit njoftuan se ishin tragjikisht të hidhur dhe se do të bashkëpunojnë rreth hetimeve.

    Ndryshe, Shqipëria do të paraqitet në finalen e festivalit evropian të muzikës pas suksesit të mbrëmshëm të Jonida Maliqit me këngën “Ktheju Tokës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!