×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmi në Zelandë të Re: ‘Paralajmërim mbi rreziqet e mëtutjeshme të urrejtës dhe islamofobisë’

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 12:20

    Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), i dënuar sulmin terrorist që ndodhi në Zeland të Re.


    “Krimi brutal ka tronditur dhe lënduar ndjenjat e të gjithë myslimanëve anembanë botës dhe shërbeu si një paralajmërim i mëtejshëm mbi rreziqet e dukshme të urrejtjes, intolerancës dhe islamofobisë”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net.

    Al-Othaimeen u kërkoi autoriteteve të Zelandës së Re që ta hetojnë deri në fund sulmin.

    OIC është organizatë që përfaqëson 57 vende me popullsi shumicë myslimane, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, mëngjesin e sotëm, sipas kohës sonë lokale, katër persona të armatosur hynë në një xhami në Zelandë të Re dhe qëlluan për vdekje 49 myslimanë që po faleshin, ndërsa plagosen më shumë se 40 të tjerë.

    Sulmi u transmetua “Live” në rrjetet sociale, nga terroristët e armatosur, të cilët u shfaqen duke dëgjuar muzika nacionaliste serbe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!