Dani Alves ka refuzuar kontratën e re me shpresën se do të transferohet në Premierligë në ndonjë klub gjigant.
Alves u transferua nga Juventusi në Francë tek parisienët, i cili arriti të fitonte gjithçka pos Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net
Tani, synimi i tij është Liga Premierë, aty ku për brazilianin kanë shfaqur interesim klube si Manchester Unitedi dhe Arsenali, të cilat nuk marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.
Manchester City poashtu është interesuar për shërbimet e Alves, por duke parë konkurrencën e Kyle Walker, Alves preferon njërën nga dy skuadrat ndërmjet Arsenal e Manchester United.
Alves e ka pranuar se nuk do ta përfundojë karrierën e tij pa luajtur në Premierligë./Reporteri.net/
