×
  • Show Time
  • Show Time

    Sara Hoxha tregon se sa i ndihmoi prania e Ledrit gjatë lindjes

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 13:45

    Partnerja e rep-artistit po qëndron aktive në rrjete sociale pas lindjes së fëmijës.


    Së fundi, përmes rubrikës “Ask me a question” ka marrë pyetje të shumta nga ndjekësit derisa ka zgjedhur që të iu përgjigjej disa prej tyre, shkruan lajmi.net.

    Një ndjekës e ka pyetur se sa i ka ndihmuar gjatë lindjes prania e partnerit të saj, Ledri Vulës dhe i ka kërkuar t’i sugjeroi apo jo praninë e partnerëve gjatë lindjes së femrave.

    Sara u përgjigj duke thënë se është e domosdoshme dhe i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

    “Mendoj 100% që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’iu shoqëroi gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoja dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij. Patjetër që më ka ndenjur vetëm te koka sepse aty kisha nevojë”, ka thënë Sara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!