×
  • Show Time
  • Show Time

    Tea ia kthen ashpër Beartit, aludon se nuk është një burrë i vërtetë

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 11:05

    Ditë më parë Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre publikisht. Fillimisht ata të dy filluan të mos ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe më pas fshinë nga Instagrami çdo foto me njëri-tjetrin, përveç një reklame që kanë bërë bashkë.


    Kështu nisën aludimet se ata nuk ishin më bashkë dhe më pas lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë Bearti për “Express Rozë”.

    “Po, është e vërtetë”, tha ai pa treguar asnjë detaj më tepër.

    Ditën e djeshme, Bearti përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka konfirmuar për herë të dytë se janë ndarë dhe shpreson që këtë kapitull të mos e hapë më kurrë në jetën e tij.

    “Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.

    “Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, ka shkruar ai më pas.

    Pas këtyre thumbave ka ardhur edhe reagimi i Teas, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.

    Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe kështu e ka thumbuar ish-partnerin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!