Dy aktorë të njohur shqiptarë kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.


Publiku shqiptar u trondit mbrëmë për lajmin e vdekjes së aktorit të njohur Luran Ahmeti.

Ahmeti ishte vetëm 46 vjeç dhe ishte shumë i dashur për publikun mbarëshqiptar, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Për ikjen e hershme të aktorit, ngushëllime kanë shprehur figura të ndryshme të politikës në Kosovë e Shqipëri.

Një lajm tjetër i zi për artin shqiptar u kumtua vetëm pak minuta më parë. Aktori i njohur kosovar, Rasim Thaqi – Cima u njoftua se ka ndërruar jetë.

Ai tashmë disa ditë po luftonte me koronavirusin dhe ishte i shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Vetëm pak ditë më parë, Cima kishte shkruajtur një shkrim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Reklamë

Aty tregoi për gjendjen e rëndë në të cilën ishte, duke u lutur që të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit.

Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike. /Reporteri.net