49 persona mbetën të vdekur dhe 48 të lënduar nga një sulm terrorist që ndodhi në mëngjesin e sotëm në dy xhami të Zelandës së Re.
Sulmuesi madje filmoi tërë aktin, duke hyrë në xhami dhe duke shtirë me armë nëpër myslimanët që po kryenin namazin e së premtes në xhami, shkruajnë mediat e huaja.
Në internet tanimë po qarkullon video e momentit kur policia e arrestoi sulmuesin,
Brenton Tarrant, pasi doli nga xhamia ku kreu veprën makabre.
Për këtë sulm, policia ka njoftuar se deri më tani ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, derisa dyshon se ka ende të përfshirë që janë të lirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.