Shumë fytyra publike janë infektuar me koronavirus, e së fundmi është prekur edhe këngëtarja, Dafina Zeqiri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.
Dafina është karantinuar në shtëpi së bashku me partnerin e saj, Dj Geek, kështu duket sipas disa fotografive të postuara dhe tregojnë se kanë simptoma të lehta të virusit.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory një foto ku shkruan:
“Zyrtare… S’mund të ndiej asgjë”, duke lënë të kuptohet se tanimë si pasojë e infektimin e koronavirus ka humbur dhe nuhatjen.
Kujtojmë se pak kohë më parë Dafina iu nënshtrua edhe një operacioni në gju, për të cilin iu deshën gati 5 javë që të rikuperohej.
Gjatë kësaj jave si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë edhe aktorët, Luran Ahmeti dhe Rasim Thaçi, e vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 873 raste të reja dhe 11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.