Aktori i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima ka vdekur dje si pasojë e infektimit me COVID-19, në moshën 71 vjeçare.
I ndjeri është varrosur sot në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, teksa të shumtë ishin pjesëmarrësit në varrimin e tij.
Rasimi e kishte një vend të dalluar nga të gjithë, ku çdo ditë pinte kafenë dhe po ky vend sot ka përkujtuar atë.
Adelina është ajo që ka postuar në rrjete sociale këtë gjest të bukur e mirënjohës.
“Mbreti im, edhe Grand Caffe ku e ke pi çdo ditë kafenë tande – ka vequar Tavolinen tande – me Qiriun, Lulen dhe Filgjanin tand…
Lum si Ti, Bab’” ka shkruar vajza e Rasim Thaçit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.