Shteti i Rusisë në finalen e festivalit Eurovizion i ka dhënë Shqipërisë tre pikë.
Por, cka befasoi, është se shtetit mik të saj, Serbisë, nuk ia dha asnjë pikë të vetme, transmeton Reporteri.net.
Vlen të theksohet Shqipëria pikët maksimale ia dha Maqedonisë, njëlloj sic veproi edhe Serbia.
Maqedonia Veriore, ndërkaq, është duke u radhitur e dyta me pikët e jurive të shteteve, pasi mori shumë pikë maksimale.
Suedia ka marrë më së shumti pikë, dhe është radhitur e para.
Ndryshe, tani do të prezantohen edhe votat e publikut, të cilat do të kenë peshën e gjysmës së votimit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.