DJ i njohur kosovar, DJ PM, ka treguar se në ndejat e tij shpesh herë ka kërkesa të ndryshme për këngë.
Në emisionin ‘SHOW TIME’, DJ PM ka thënë se ai lëshon këngët e artistëve të ndryshme, por në raste kur nuk lëshon X këngën, publiku mendon që ai ka probleme personale me artistin, shkruan Reporteri.net.
Madje, DJ i njohur thotë se në ndejat e tij ka edhe të atillë që kërkojnë të lëshohen këngët e këngëtarit Shkëlzen Jetishi – Xeni.
Se përse nuk i lëshon ai këto këngë në klube të natës, mund ta kuptoni në videon e mëposhtme.
Emisioni ‘SHOW TIME’ është prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ dhe transmetohet çdo të shtunë në ora 19:30 në RTV Dukagjini.
/Reporteri.net.