Reperi Capital T ka ardhur me këngën e re.
Fjala është për projektin e titulluar ‘Diego’.
Kënga u shkrua nga vet ai, me producim të Panda Music.
‘Diego’ është kënga ku Capo e përmend Anxhelina Hadërgjonaj, këngëtaren me të cilën emisioni Show Time zbuloi detaje që tregojnë se ata të dy mund të ketë nisur një lidhje dashurie.
Në rrjetet sociale, ndarazi, dyshja kanë hedhur fotografi e video, nga pushimi që kanë duket se e kanë kaluar së bashku në Maldives, shkruan Reporteri.net.
Pra, sipas imazheve të publikuara, të dy në të njëjtën periudhë kohore kanë ndarë me ndjekësit pamje nga i njëjti vend. /Reporteri.net