×
  • Lajme
  • Botë

    Zgjedhjet e parakohshme në Austri në shtator

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 14:16

    Presidenti i Austrisë Alexandër Van Belen bëri të ditur se pas bisedimeve me kancelarin me Sebastian Kurz për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fillim të shtatorit.


    Kancelari Kurz i ka sugjeruar dje presidentit të Austrisë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas publikimit të skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, i cili i ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje.

    Kurz dhe Van Bellen kanë biseduar sot për një orë pas vendimit të shefit të Qeverisë për prishje të koalicionit me partinë FPO pjesë e së cilës është Strache. Pas takimit Van der Bellen ka sqaruar për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fillim të shtatorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!