Një tufë bletësh u vërsulën në makinën e një qytetari në New Mexico të dielën pasi ai la dritaren e makinës të hapur ndërkohë që po bënte blerje në një dyqan ushqimesh.
Pronari i makinës ishte duke bërë pazar dhe kur u kthye në makinë me sendet ushqimore të tij, kur pa një tufë bletësh që ishte vërsulur në drejtim të tij.
Nuk është e qartë nëse ai thirri ndihmë, por pamja e 15.000 bletëve rreth tij duhet të ketë alarmuar dikë që ai ka nevojë, transmeton Reporteri.net.
Zjarrfikësit bllokuan zonën përreth makinës, para se të thërrisnin një zjarrfikës jashtë detyre i cili në kohën e lirë punon edhe bletar.
Zjarrfikësi Jesse Johnson përdori çantë zgjoje dhe vaj limoni për të ndihmuar në tërheqjen e rreth 15.000 mijë bletëve nga automjeti.
Një ngjarje pothuajse e tillë kishte ndodhur edhe në maj të 2017, ku një qytetar ishte sulmuar nga një tufë bletësh. /Floriana Hoti/Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.