Pas sulmit terrorist që ka ndodhur sot në Zelandën e Re ku mbeten të vdekur 49 persona ndërsa disa të tjerë u lënduan, pati reagime të shumta ku njerëzit shpreheshin të tmerruar nga ky akt.
Një reagim të tillë e ka shfaqur edhe këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma e cila për një kohë ka jetuar atje.
Vesa në një postim të saj në instagram ka shprehrur ngushllime për të gjithë familjarët e viktimave.
“Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë për të gjithë shtetin tonë dhe ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, qëndroni të fortë” ka shkruar ajo.
Këngëtarja kosovare është rikthyer në Kosovë pak kohë më parë, ajo kishte filluar një jetë të re në Zelandë pas martesës së saj me këngëtarin e njohur nga shqipëria Big Basta. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.