Sulmi terrorist në Zelandë të Re ka alarmuar edhe autoritet e sigurisë në Kosovë, të cilat kanë rekomanduar pjesëtarët e saj që të rrisin nivelin e sigurisë në vendbanimet me shumicë minoritare dhe përreth objekteve fetare.


Një gjë të tillë janë duke e bërë edhe Policia e Kosovës. Por, sipas zëdhënësit të saj Baki Kelani, masa të tilla, tash për tash nuk janë për tu shqetësuar, por merren me qëllimin e ruajtjes së rendit dhe sigurisë në vend.

“Policia e Kosovës, bazuar në vlerësimet e përgjithshme, sa herë të shtohet nevoja për rritje të vigjilencës ndërmerr masa me qellim të ruajtës së rëndit dhe sigurisë”, tha ai për Reporteri.net, përmes telefonit.

Reklamë

Disa media kanë raportuar se drejtorët e departamenteve të Policisë së Kosovës kanë pranuar një e-mail nga Drejtoria për Terrorizëm e Policisë së Kosovës, në të cilën rekomandohet që të rritet vigjilenca.

Ky email, sipas raportimeve, erdhi pas vrasjes së 49 personave në Zelandës e Re, vrasje kjo e kryer në dy objekte fetare (xhami). /Reporteri.net/.