Georgia Fowler është shtatzënë. Modelja 28 vjeçare e Victoria’s Secret është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin Nathan Dalah, dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
“Ka qenë e vështirë për ta mbajtur të fshehur këtë gjë”, ka shkruar modelja.
Ajo shtoi: “Nathan dhe unë nuk mund të ishim më të lumtur për të ndarë lajmin emocionues me ju. Këtë shtator ne do të mirëpresim fëmijën tonë në botë. Mezi presim ta takojmë dhe të nisim një aventurë të re bashkë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.