×
  • Show Time
  • Show Time

    Afërdita Paqarada shijon pushimet në Dubai, mahnit me format trupore në imazhet me bikini

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 20:00

    Ish-Missi, Afërdita Paqarada, shquhet si një prej ikonave të bukurisë kosovare.


    Ajo vazhdon të mbetet tërheqëse dhe në top formë edhe pas kaq vitesh, teksa është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

    Shpesh Paqarada publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet nga udhëtimet luksoze që zhvillon jashtë vendit.

    Së fundmi, modelja e njohur ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Afërdita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga momentet e këndshme që po shijon atje.

    Ajo nuk ka hezituar të pozojë me bikini, duke vënë kështu në pah linjat e saj atraktive trupore.

    Ndonëse është nënë, modelja e njohur vazhdon të ruajë vitalitetin e saj dhe të ketë një trup perfekt, të cilin e ekspozon me krenari në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!