Rep-artisti shqiptar këtë vit e ka nisur me pushime dhe nuk po i ndal edhe postimet në rrjete sociale.
Ai ka postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, disa fotografi nga pushimet teksa i ka shoqëruar edhe me një thënie, shkruan lajmi.net.
Për 1.6 milion ndjekësit e tij, Mozzik ka shkruar se suksesi kërkon sakrificë dhe nuk ka ndonjë tjetër alternativë.
25 vjeçari sigurisht se iu ka treguar ndjekësve se ka punuar shumë në mënyrë që të arrij luksin që ka sot.
Ndryshe, në këto fotografi ai ka mbajtur sekret lokacionin duke mos e bërë publik se ku ka qenë.
Theksojmë se, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik së shpejti do lansojë projekte të shumta muzikore duke mos munguar edhe bashkëpunimet me Loredanën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.