×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohen pamje të reja nga sulmi fizik në Arnold Schwarzenegger

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 15:06

    Ditë më parë u publikua një xhirim, në të cilin një person e sulmonte ikonën e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger.


    Aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Shchwarzenegger po merrte pjesë në Qendrën e Sandtonit në Johanesburg në Afrikën e Jugut, shkruan Reporteri.net

    Në një video të publikuar në Youtube shihet një njeri që e godet me të dy këmbët derisa sigurimi veprojnë shpejt dhe e arrestojnë personin.

    Tani është publikuar edhe një xhirim i ri nga një kënd tjetër, me ç’rast shihet goditja e fuqishme që ushtrohet mbi Schwarzeneggerin, por për çudi personi që e goditi atë është rrëzuar ndërsa Arnold vetëm e kishte lëvizur pak nga vendi.

    Por, kur ke parasysh se ai ka qenë kampion i shumëfishtë i “Mr. Olympia” kjo nuk e befason askënd.

    Nuk dihet ende motivet e këtij sulmi, por pasi stafi i sigurimit e kapi personin që e sulmoi yllin hollywoodian, ai është dëgjuar duke thënë: “Më ndihmoni, më duhet një Lamborghini!”/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!