Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mund të ndërpresë bisedimet për denuklearizimin me SHBA-në dhe të rifillojë programet mbi raketat dhe testimet bërthamore.
Zëvendësministrja e Jashtme, Choe Sun-hui u tha diplomatëve të huaj se SHBA-ja hodhi poshtë “një mundësi të artë” gjatë takimit mes Presidentit Trump dhe Kim Jong un në Vietnam.
Koreja e Veriut ofroi gjatë bisedimeve çmontimin e kompleksit të saj kryesor bërthamor Yongbyon.
Por bisedimet u prishën pasi Trump refuzoi të hiqte sanksionet nëse Koreja e Veriut nuk shkatërron të gjitha vendet e saj bërthamore.
Kim së shpejti do bëjë një njoftim zyrtar lidhur me bisedimet e ardhshme me SHBA-në, tha Choe në Phenian.
“Nuk kemi ndërmend të plotësojmë kërkesa, as nuk jemi të gatshëm të angazhohen në negociata të këtij lloji,”-tha ajo për gazetarët në Korenë e Veriut.
Sun-hui akuzoi SHBA-në se do mbajë një qëndrim prej ‘gangsteri’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.