Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai janë bërë prindër të një vajze dhe deri tani kanë treguar shumë pak detaje për vogëlushen e tyre.
Fakti që çifti nuk publikon në rrjete sociale fëmijën ka bërë që një fanse të komentoj në profilin e Xhensilës duke aluduar se ka gjetur sekretin e jetës së këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Bes Kallaku. Dhe ajo prek në pikën më të brishtë të çiftit, te vajza e tyre Ajka, për të cilën shkruan me bindje se ka probleme me zhvillimin!
Kjo mund të jetë hera e parë që Xhensila ka reaguar shumë e revoltuar ndaj një fanseje që ka cenuar familjen e saj. Një gjë e tillë ka bërë që ajo ta quaj të ndyrë dhe të sëmurë psiqike komentuesen.
“Njeri i ndyrë, njeri psiqik. Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gëzon çdo ditë. Është dritë dielli pa asnjë mangësi. Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër aq e kulluar sa që nuk duam ta bëjmë pis”, thuhet ndër të tjera në komentin e këngëtares.
Kujtojmë se ajo së fundmi ka publikuar këngën e saj, “Sekreti im”, në bashkëpunim me Pirro Çakon, , këngë kjo që shpejt arriti numër të madh klikimesh në youtube.