Enca, Kida, e Arta, janë disa prej të famshmeve shqiptare që kanë udhëtuar në Dubai.
Larg masave rigoroze e mbylljes, të famshmet shqiptare po zgjedhin Dubain si destinacionin e preferuar për pushime.
Ata këtë periudhë po shijojnë në maksimum pushimet bashkë me më të dashurit e tyre, ndërsa ndajnë në rrjete sociale imazhe të shumta nga atje.
Këngëtarja Enca Haxhia është një prej emrave të estradës shqiptare që këto ditë po pushon në Dubai.
Ajo së fundi ka ndarë fotografi nga shëtitja me jaht, teksa ishte veshur e tëra me rozë dhe e kombinoi një çantë “Versace” nga po i njëjti brend.
Në të njëjtin vend po pushon edhe Kida, ajo po argëtohet bashkë me shoqëri. Në një video që e postoi në Instagram, këngëtarja dukej në disponim të mirë teksa po vallëzonte në jaht.
Kida kishte zgjedhur të vishte një palë bikini njëpjesëshe, të kombinuar me një shami koke me po të njëjtën ngjyrë, shkruan lajmi.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.