×
  • Show Time
  • Show Time

    Fejohet Scarlett Johansson

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 23:30

    Kambanat e martesës parashikohen në të ardhmen për aktoren Scarlett Johansson dhe Colin Jost i “Saturday Night Live”.


    Publicisti i Johansson, Marcel Pariseau, tha për Associated Press, të dielën, se çifti privat është fejuar zyrtarisht pas dy vjet lidhjeje. Pariseau thotë se nuk është caktuar ndonjë datë për martesë.

    Johansson, 34 vjeç, ishte e martuar më parë me aktorin Ryan Reynolds dhe gazetarin Romain Dauriac, me të cilin e ka një vajzë me emrin Rose, e cila ka lindur në vuitin 2014, shkruan KOHA Ditore.

    Kjo është martesa e parë për Jostin 36-vjeçar, i cili është bashkëdrejtues i Weekend Update të SNL.

    Çifti së fundi kishte ecur së bashku në qilimin e kuq në premierën e “Avengers: Endgame”, në të cilin Johansson e luan Black Widow.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!