Çifti janë një nga emrat më të komentuar të showbizzit.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku e kalojnë pothuajse shumicën e kohës derisa ndajnë edhe postime së bashku, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Xhensila ka publikuar imazhe nga ashensori bashkë me bashkëshortin e saj derisa ai i dhuron një puthje në kokë.
Në storien e saj në Instagram, këngëtarja shqiptare ka postuar foton duke e ndarë me një numër ndjekësish në rrjete sociale.
Ndryshe, Besi dhe Xhensila janë të martuar dhe nga martesa e tyre kanë një vajzë, Ajkën.
