Këngëtarja Eleni Foureira bëri edhe një herë përshtypje me praninë e saj në skenën e finales së madhe të Eurovizionit, e cila u mbajt të shtunën, më 18 maj në Tel Aviv.
Me një veshje interesante dhe energjinë që e karakterizon, këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq në skenën e Eurovizionit jo për të kënduar atë që të gjithë prisnin, “Fuego”, por “Dancing Lasha Tumbai” të Verka Serduchkas.
Dhe “djegia” e skenës së Eurovizionit ka shtuar fansat dhe admiruesit e saj si artiste, përfshirë edhe ata në Instagram, ku i ka tejkaluar 1 milion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.