Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që konkurrentët ose ish-konkurrentët kapen mat me njëri-tjetrin, pa iu përmbajtur rregullave të emisionit.
Megjithatë, ndjekësit janë habitur kur kanë parë së fundmi një video që po qarkullon në rrjet, ku Antonela Berisha filmohet duke hipur në makinën e ish-konkurrentit, Fation Kuqari.
Ai e pret Antonelën derisa ajo futet në makinë dhe më pas largohen së bashku.
Si “mosbesues të flaktë”, ndjekësit kanë nisur të vënë në pikëpyetje edhe marrëdhënien e tyre. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë vetëm shokë dhe asgjë më shumë.
Asnjëri prej të dyve s’ka reaguar ende lidhur me këto pamje. Nga ana tjetër, Antonela po vazhdon njohjen e takimet me Atdheun, pasi nguli këmbë që produksioni ta rikthente sërish në emision.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.