Princ Valentino Corleone është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu, ka bërë të ditur se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar armë, municione si dhe drogë të llojit kokainë, shkruan Reporteri.net.
“Arrestimi i tij ka ndodhur dje më datën 14, është bastisur shtëpia e tij. Është gjetur një armë automatike, 118 fishekë dhe substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë prej 2.9 gram”, ka thënë Kadriu.
Vali është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të njëjtit do të bëhet edhe kërkesa për masën e sigurisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.