×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina feston ditëlindjen, pranon dhuratë nga Fisniku një pikturë të veçantë të çiftit

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 14:02

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, feston sot (e enjte) ditëlindjen, e cila ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë, kolegët e familjarët e saj.


    Ndërkohë, për një nga befasitë më të këndshme në këtë ditë speciale për të, është kujdesur bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

    Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të dhuratës që i ka bërë gruas së tij, me të cilën kurorëzoi dashurinë e tij me martesë pak muaj më parë.

    Bëhet fjalë për një pikturë të personalizuar, ku është pikturuar një portret i çiftit, ku ata shfaqen të dy me veshje elegante, teksa mbështeten te njëri-tjetri.

    “Urime ditëlindjen jeta ime”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit e tij.

    Fjolla ndërkohë vazhdon të jetë e distancuar nga rrjetet sociale, që nga koha kur Gjykata e Kukësit shqiptoi dënimin e saj me gjashtë vite burg, për skandalin e kalimit të kufirit me armë, që ndodhi shtatorin e vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!