Ditën e djeshme (e hënë) ka ndodhur një sulm në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.


Lidhur me akuzën e ‘aktit terrorist’ është arrestuar Rudolf Nikolli, i cili siç raportohet vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Reagimet ndërkohë në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke përfshirë këtu edhe të famshmit shqiptarë.

Reklamë

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe reperi shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG.

I njëjti ka bërë një deklaratë duke thënë se përse të tjerët po heshtin për xhaminë, gjersa ditë më parë për një deklaratë tjetër për odë e kuzhinë reaguan thuajse të gjithë.

“Ata që reaguan për odë e kuzhinë, përse po heshin për xhaminë?”, thuhet në postimin e 35 vjeçarit.

Në anën tjetër, të plagosurit nga sulmi janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Reklamë