Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se po shfaq shqetësimin e tij lidhur me një rival të mundshëm që mund ta pengojë atë në rimarrjen e një mandati të dytë për Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Trump iu drejtua mbështetësve mbrëmë në shtetin e Pensilvanisë, vendlindja e kandidatit që kryeson fushatën demokrate, ish nënpresidentit Joe Biden, i cili gjithashtu ka shërbyer si Senator i shtetit Delauere.
“Mos harroni, Biden ju braktisi. Ai lindi në Pensilvani dhe u largua nga këtu. Ju la ju për një shtet tjetër. Mbani mend këtë, desha të them se ai shprehet sikur e njeh qytetin Skranton (Scranton)…thotë se i njeh vendet më mirë. Ju braktisi ju për një shtet tjetër dhe nuk u kujdes për ju sepse nuk u kujdes për punësimin tuaj. Ai la vendet e tjera të vijnë dhe të plaçkisin Amerikën.”
Zoti Trump dhe kandidati Biden e kanë vënë Pensilvaninë në qendër të përpjekjeve të tyre për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Zoti Biden ka thënë se nëse “populli amerikan dëshiron një president që të thellojë ndasitë tona, të udhëheqë me një grusht të fuqishëm, dorë shtrënguar dhe me zemër të ngurtë”, ata mund të votojnë për Trumpin. /voa
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.