Pandemia që shkakton infeksioni COVID-19 e cila ka pushtuar botën, ka prekur rëndë edhe ekonominë e Kosovës.


Nga të gjitha fushat, estrada është ajo më e prekura e cila ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e ndalimit të të gjitha ahengeve familjare, shkruan Reporteri.net.

Përkundër disa bizneseve tjera që u hapën, mbajtja e mbrëmjeve muzikore nuk po lejohet as sot, duke bërë që këngëtarët të jenë shumë të dëmtuar financiarisht.

Reklamë

Disa nga ta po mbijetojnë nga bizneset tjera që kishin hapur më herët.

E këngëtari Blero, në emisionin ‘SHOW TIME’ ka folur për gjithë këtë periudhë të vështirë, duke zbuluar se rezervat financiare po shkojnë drejt fundit.


Emisioni ‘SHOW TIME’ është prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ dhe transmetohet çdo të shtunë në ora 19:30 në RTV Dukagjini.

/Reporteri.net