×
  • Extra
  • Extra

    ‘Baba i mungesave’: Ky burrë nuk shkonte në punë prej 15 vjetësh dhe sërish paguhej

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 23:15

    Një punonjës i sektorit publik i përshkruar si “mbreti i mungesave” nga shtypi italian thuhet se nuk shkoi në punë për 15 vjet.


    Policia thotë se punonjësi i spitalit Pugliese Ciaccio në qytetin kalabrez Catanzaro paguhej çdo muaj që nga viti 2005 (totali i pagave: 538,000 euro) pavarësisht se nuk paraqitej në punë.

    Tani, në moshën 67-vjeçare, ai përballet me akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dhe zhvatje. Gjashtë menaxherë po hetohen gjithashtu për shkak se dyshohen se kanë luajtur një rol në mungesën në punë, një dukuri e përhapur në sektorin publik italian.

    Në një hetim të koduar, policia mblodhi provat nga të dhënat e pjesëmarrjes dhe pagës, si dhe deklaratat e dëshmitarëve dhe kolegëve. Në vitin 2005, burri pretendohet të ketë kërcënuar drejtorin e spitalit që të mos dorëzonte një raport disiplinor për mungesën në punë. Drejtori më pas doli në pension dhe burri vazhdoi të mungonte. Askush nuk e kontrollonte pjesëmarrjen e tij.

    Në vitin 2016 qeveria shtrëngoi një ligj kundër punëtorëve të padobishëm, pasi disa hetime të profilit të lartë të policisë zbuluan shumë mungesa në sektorin publik.

    Por ky 67-vjeçar i ka kaluar të gjitha caqet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!