×
  • Extra
  • Extra

    Prej 2 ditësh ‘krijesa misterioze’ frikësonte qytetarët, por s’paska qenë fare ashtu siç mendonin

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 1:01

    Kur oficerët e mirëqenies së kafshëve morën një raport për një kafshë të pazakontë që fshihej në një pemë në qytetin polak të Krakov, ata nuk e dinin se çfarë i priste.


    “Njerëzit nuk po hapin dritaret sepse kanë frikë se do iu futet në shtëpi”, raportoi një grua.

    Por një vizitë në atë zonë zbuloi se “krijesa” nuk ishte as një zog, kafshë apo diçka tjetër – thjesht një briosh.

    Shoqata e Mirëqenies së Kafshëve në Krakoë tha se incidenti ishte i vërtetë. Njerëzit kishin telefonuar të frikësuar për “kafshën e paidentifikuar” që kishte qenë në pemë për 2 ditë. Një grua tha se filimisht mendonin se ishte iguana.

    Megjithëse inspektorët e dinin se nuk kishte gjasa që një zvarranik të mbijetonte në temperaturat e ftohta të pranverës në qytetin jugor të Polonisë, ata mendonin se ndoshta do të kishin të bënin me një kafshë shtëpiake të braktisur nga pronarët.

    Megjithatë, kur mbërritën në vendngjarje, gjetën vetëm brioshin. Organizata, megjithatë, tha se të gjithë qytetarët duhet të vazhdojnë të raportojnë në lidhje me çdo shqetësim që ka të bëjë me kafshët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!