Rreth 600 të dyshuar si pjesë të grupeve të ndryshme për trafikim droge, janë arrestuar nëpër Britani gjatë javës së kaluar.
Agjencia Kombëtare kundër Krimeve, deklaroi se policia ka sekuestruar kokainë në vlerë prej 176 mijë funtesh dhe 312 mijë funte para të gatshme. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe 46 armë.
Agjencia vlerëson se 2 mijë grupe gangsterësh operonin nëpër qytetet britanike dhe kishin cak të rinjtë për t’ua shitur drogën, transmeton KTV.
Këto grupe kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën përmes një rrjeti të telefonave mobil dhe udhëtonin jashtë territorit të tyre për të shitur drogë. Shumica e këtyre grupeve operuan në Londër, Birmingham e Merseyside.
Disa prej bastisjeve kanë ndodhur nëpër shtëpi, të cilat u janë marrë viktimave nga këto grupe gangsterësh që përdorën dhunë për të kontrolluar fëmijët dhe t’i përfshijnë në transportimin e drogës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.