×
  • Lajme
  • Botë

    Arabia Saudite ekzekuton me vdekje tre studiues të njohur arabë menjëherë pas Ramazanit

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 10:54

    Tre akademikë arabë që po mbahen nga Riadi nën akuzat për terrorizëm do të dënohen me vdekje menjëherë pas përfundimit të muajit të Ramazanit.


    Duke cituar dy burime qeveritare dhe një prej të afërmve të të akuzuarve, gazeta Middle  East Eye shkruan se  tre studiuesit arabë Shejh Salman al-Awdah, Awad al-Qarni dhe Ali al-Omari  do të dënohen dhe ekzekutohen pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Reporteri.net.

    Al-Awdah është një studiues i njohur ndërkombëtarisht islamik i përshkruar nga ekspertët e OKB-së si një “reformist”, al-Qarni është një predikues, akademik dhe autor, dhe el-Omari është akademik i njohur po ashtu.

    Treshja aktualisht është në pritje të gjykimit në Gjykatën Speciale në Riad, pasi u arrestuan në shtator të vitit 2017, kur autoritetet saudite arrestuan dhjetëra figura të shquara në një aksion të gjerë anti-korrupsion. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!