E gjithë bota është shokuar nga masakra në Zelandën e Re. Brenton Tarrant një terrorist australian vrau 49 persona në dy xhami në Zelandën e Re.
Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe Kryeministrja e Zelendës së Re, Jacinda Ardern. Ajo tha se kjo masakër është ndër ngjarjet më të rënda në historinë e vendit. Ajo shtoi më tej së shtetasit e vrarë ishin qytetarë të Zelandës së Re dhe kishin zgjedhur Zelandën për një jetë më të mirë.
“Nuk mund të jap për momentin një informacion zyrtar për viktimat, agresorët dhe gjithçka ka ndodhur, pa pasur një informacion të plotë nga policia. Mirëpo është e qartë si drita e diellit se kjo është ndër ditët më të zeza për Zelandën e Re. Është e qartë se ajo që ka ndodhur këtu është një akt i jashtëzakonshëm dhe i pashembullt i dhunës.
Shumë nga ata që kanë vdekur ose plagosur mund të jenë refugjatë në Zelandë të Re. Ata janë një nga ne. Policia këshillon ende që njerëzit të rrinë nëpër shtëpi, pasi rreziku vazhdon të mbetet. Policia po e trajton mirë situatën. Spitali Christchurch është i përkushtuar ndaj trajtimit të atyre që po vijnë në spital”, tha shefja e qeverisë në Zelandë të Re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.