Thomas Silverstein, një nacionalist i bardhë dhe vrasës i dënuar me burgim të përjetshëm, vdiq në moshën 67 vjeçare.
Ai besohet të ketë kaluar më shumë kohë në izolim se çdo i burgosur tjetër amerikan, gjithsej 36 vjet, transmeton Reporteri.net.
Ai vdiq më 11 maj në një spital në Lakewood, Kolorado, për shkak të komplikimeve pas një operacioni në zemër. Shtrimi i tij në spital, sipas New York Times, ishte hera e parë që u lirua nga qelia që nga viti 1987.
Silverstein lindi nën emrin Tomas Edward Conway në vitin 1952 në Long Beach të Kalifornisë. Nëna e tij Virxhinia përfundoi në burg si adoleshente për grabitje. Ajo ishte shtatzënë me Tomasin kur u divorcua nga burri i parë dhe u martua me Tomas Conway,për të cilin Silverstein pretendonte se ishte babai i tij biologjik. Nëna e tij, katër vjet më vonë, u divorcua përsëri dhe u martua me Sid Silverstein, i cili e pranoi atë.
Thomas Conway, tani Silverstein, shpesh u keqtrajtua nga shokët e tij, sepse mendonin se ai ishte hebre./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.